E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur shteti online ngelet në dorën e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit
Lajme

Kur shteti online ngelet në dorën e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit

Naim Noka

E-Albania apo Eh-Albania?

“Do ta keni shtetin në xhep.”
Kështu e shiti Edi Rama e-Albania-n: si revolucion digjital, si fundin e sporteleve, si epokën ku qytetari nuk do t’i lutej më shtetit.

Sot, shteti nuk është më në xhepin e qytetarëve. E kanë marrë me vete ‘ Soft Solutuon’ dhe ‘EA Solution’ në arrati.
Është i bllokuar, offline, dhe mbi të gjitha në duar private të  bandave .

PLATFORMË E BLLLOKUAR, QYTETARË TË PARALIZUAR

Prej ditësh, sipas raportimeve të qytetarëve, mjekëve, noterëve, bizneseve dhe administratës:
nuk merren shërbime bazë.
Nuk lëshohen dokumente, nuk kryhen aplikime
dhe nuk  funksionojnë procese jetike.

Një platformë që mban peng:
recetat, certifikatat, lejet, shërbimet shëndetësore
dhe të gjithë aktivitetin ekonomik.

Po tani që  Gysi me Ermalin janë arratisur dhe askush nuk mban përgjegjësi.?

NGA “SHTET NË XHEP” NË SHTET  PAZAR

Problemi nuk është teknik.
Problemi është strukturor dhe politik.

Sepse e-Albania nuk është thjesht një platformë.
Është monopol digjital, i ndërtuar dhe i menaxhuar përmes AKSHI-t, i cili prej vitesh është kthyer në: bankomat tenderash
dhe laborator kontratash të dyshimta.
Kopshti privat  i pakontrolluar për kompani të lidhura me pushtetin.

Në qendër të këtij sistemi shfaqen vazhdimisht të njëjtët emra:
Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Gerond Meçe dhe baxhanaku i kryeministrit Rama.

SOT  SHTETI ONLINE ADMINISTROHET SI BANDË PRIVATE

Sot, e-Albania funksionon sipas një modeli ku kodet janë private dhe mirëmbajtja është e paqartë
Ndërsa kontratat janë të mbyllura
sekrete dhe varësia është totale.

Nëse sistemi bie, bie gjithçka.
Sepse shteti ia ka dorëzuar trurin digjital një grushti kompanish dhe individësh.

Ky nuk është transformim digjital.
Është kapje e shtetit përmes teknologjisë.

Ironia është se qytetarët sot po përjetojnë një realitet absurd: ankesa që nuk shqyrtohen
Askush nuk mban përgjegjësi.
Heshtje institucionale dhe arrogancë politike

Ndërkohë, ata që kanë ndërtuar dhe kontrolluar sistemin:
Kanë  kullufitur miliona euro duke fituar tender pas tenderi në zyrën e Gysit.

EH-ALBANIA: SHTETI QË FIKET ME NJË BUTON

Sot e-Albania nuk është platformë shërbimi.
Është pikë dobësie kombëtare.

Një sistem i centralizuar, i kapur, i varur nga interesa kriminale private, është: rrezik për sigurinë dhe  shume rrezik për ekonominë aq më shumě për qytetarin.

Dhe ndërkohë që qytetarët presin, qeveria hesht.
Sepse problemi nuk është dështimi i platformës,
por zbulimi i së vërtetës se kush e kontrollon atë.

Nëse e-Albania është shteti online,
atëherë shteti real është arratisur në drejtim të paditur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.