Sa “Ramë” kanë video-përgjimet, Bela-Gysi?!
Basir Çollaku| Opinion | Publik.al
Paniku është binjaku i përditshëm i Edi Ramës pas shpërthimeve me intensitet të lartë e të pandërprerë të dosjeve “Rama-Balluku” dhe “Rama-AKSHI- Gysi”
Aty janë mijëra përgjime
Video
Mesazhe
Përgjime mjedisore
Shto materialet e punuara nga hetuesi si rrëfime, dëshmi.
Nuk janë vetëm tendera. Jo vetëm pengmarrje. Jo vetëm leje ndërtimi. Voltaike. Strategjike. Punësime. Vetting drejtësie. Trafik droge. Pastrim parash. Të majtë, por jo vetëm. Pozitarë dhe opozitarë. Qeveritarë e kuvendarë. Biznesmenë dhe gazetarë. Një lloj sky-enchro me licencë qeverie. E cila pasurohet nga ajo belgo-franko-holandeze. Ka video erotike. Emra të njohur. Në nivele befasuese. Ka orgjira kanibalësh me dy këmbë. Ka shtet e pushtet të përdhunuar. Ka drejtësi servile dhe qokaxhie. Polici të shpërfytyruar.
Ka nisur lufta e nxehtë e yjeve në mazhorancë. Të pëtfshirët kundërshtarë pushteti, por në flirtime janë aty me gjurmë fizike. Ka foldera sa të “falimentosh” Netflixin. Mafia ka magazinën e saj Brenda dhe jashtë vendit.
SPAK është përballë atyre që.duhet të ketë në krah. Ekzekutivit dhe segmenteve në polici, drejtësi, medie. Por janë në vijën e parë të luftës. Të patërhequr. Çdo faktor moral në vend duhet t’i mbështesë.
Të gjithë fajtorët e dhomës së Gys-Belës po bëhen gati të rezistojnë bashkë, për të mbrojtur fundshpinën e përbashkët. Ata kundër qytetarëve.
Pyetja është po me Shqipërinë si do të bëhet rimëkëmbja?! Se këta të depos së çudirave janë të ikur. Të vjedhurat e tyre nuk do të jenë gëzimi i tyre por telashi i tyre. Ka njerëz, ka patriotë që e duan Shqipërinë më shumë se çdo lloj partie. Janë këtu dhe në Diasporë.
Pasaporta e tyre është integriteti. Është emergjencë oferta ndryshe, asgjësuese e moçalit të sotëm. Një proces antimafia kundër 100-ra të pandehurve me çdo lloj pushteti, ka nisur. Ai nuk ndalet. Aty do të gatuajnë kokat e njëri- tjetrit, por jo kokën e Shqipërisë..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



