E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK kërkon t’a prangosë, Balluku sfidon hapur drejtësinë
Lajme

SPAK kërkon t’a prangosë, Balluku sfidon hapur drejtësinë

Në një kohë kur Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, në strukturat që varen nga ky dikaster po merren vendime financiare me peshë të konsiderueshme. Vetëm pak ditë pas emërimit të Ami Kozelit në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, janë vënë në lëvizje një sërë procedurash tenderuese me vlera shumë të larta.

Bëhet fjalë për katër tendera të hapur në një hark të shkurtër kohor, me një faturë totale që kap dhjetëra milionë euro. Procedura e parë ka në fokus të ashtuquajturin “arredim dhe rikualifikim urban” të superstradës Tiranë–Durrës, nga faza e parë deri në të tretën. Për punime që përfshijnë kryesisht vijëzime rrugore dhe sinjalistikë horizontale e vertikale, fondi limit është vendosur në rreth 1.4 miliardë lekë, ose afërsisht 15 milionë euro. Ky investim vjen pavarësisht faktit se vetëm për ndërtimin e këtij aksi, në vite, janë shpenzuar më shumë se 75 milionë euro përmes loteve të ndryshme.

Screenshot 57

Dy tenderë të tjerë lidhen me ndërtimin e rrugës lidhëse mes Tiranës, Elbasanit dhe Korridorit VIII. Për fazën e parë është parashikuar një fond që tejkalon 35 milionë euro, ndërsa për fazën e dytë janë planifikuar edhe rreth 25 milionë euro të tjera. Në total, për Unazën e Elbasanit janë alokuar mbi 60 milionë euro, në një segment që prej vitesh konsiderohet një ndër pikat më problematike për qarkullimin rrugor.

Screenshot 58

Tenderi i katërt ka si objekt aksin Kashar–Nyja Vaqarr, faza e tretë e ndërhyrjes. Për këtë segment, fondi i parashikuar është rreth 16 milionë euro, ndërkohë që për dy fazat e mëparshme janë shpenzuar tashmë dhjetëra miliona euro të tjera. Edhe këtu, hapja e procedurës është bërë me ritme të shpejta, duke shtuar pikëpyetjet mbi nevojën për urgjencë.

Screenshot 59

Hapja e njëkohshme e këtyre katër tenderëve përkon me një moment të ndjeshëm politik dhe institucional, kur ministrja përgjegjëse ndodhet nën hetim dhe SPAK ka kërkuar autorizim për masa më të rënda sigurie. Kjo situatë ka nxitur debate dhe dyshime mbi transparencën, vendosjen e prioriteteve dhe nivelin e kontrollit mbi përdorimin e fondeve publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.