E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr në burgun e Reçit, Astmer Bilali dhe Mikel Thani përfundojnë në spital
Lajme

Sherr në burgun e Reçit, Astmer Bilali dhe Mikel Thani përfundojnë në spital

Një tjetër incident i rëndë është regjistruar në burgun e Reçit, në Malësinë e Madhe, ku dy të dënuar janë përfshirë në një konflikt fizik që ka përfunduar me pasoja serioze shëndetësore.

Shtetasit Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë përleshur mes tyre gjatë orarit të drekës, teksa ndodheshin në ambientet e përbashkëta së bashku me të burgosur të tjerë. Konflikti verbal ka degraduar shpejt në dhunë fizike, duke sjellë dëmtime të rënda për të dy.

Burime bëjnë me dije se gjatë përplasjes, Mikel Thani është ndihmuar edhe nga disa persona të tjerë, shokë të tij në burg, çka e ka agravuar më tej situatën. Pas përleshjes, rojet e burgut kanë ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin dhe për të ndarë palët.

Si pasojë e plagëve të marra, Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë transportuar drejt Tiranës për të marrë mjekim të specializuar në spitalin e burgut, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Mikel Thani është arrestuar në vitin 2015, pasi dyshohej për plagosjen e prindërve të ish-të fejuarës së tij dhe të mbesës së tyre. Ndërkohë, Astmer Bilali është i arrestuar në kuadër të dosjes së njohur si “Metamorfoza”.

Ky nuk është rasti i parë i dhunës në burgun e Reçit. Pak kohë më parë, në të njëjtin institucion, u regjistrua një tjetër përplasje fizike mes Safet Bajrit dhe Sokol Sanxhaktarit, ku ky i fundit mbeti i dëmtuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.