E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrësi në revoltë, qytetarët në protestë, përplasje para Bashkisë
Lajme

Durrësi në revoltë, qytetarët në protestë, përplasje para Bashkisë

Banorët e Durrësit dolën sërish në protestë edhe këtë të premte, si reagim ndaj situatës së rënduar të krijuar nga përmbytjet pas reshjeve intensive të shiut. Tubimi u mbajt përpara Bashkisë së Durrësit, ku qytetarët shprehën hapur indinjatën për mungesën e ndërhyrjes dhe mbështetjes nga institucionet përgjegjëse.

Protestuesit thanë se përmbytjet kanë bllokuar jetën normale në qytet dhe se problemi, sipas tyre, nuk lidhet vetëm me motin e keq, por me neglizhencën e vazhdueshme të autoriteteve për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve kulluese. Ata kërkuan që institucionet shtetërore të mbajnë përgjegjësi dhe të dëmshpërblejnë qytetarët për dëmet e shkaktuara në banesa dhe biznese.

Gjatë protestës, një nga qytetaret u shpreh se dëmshpërblimi është një e drejtë ligjore për të gjithë të prekurit, duke kërkuar që procesi të jetë i drejtë dhe pa përjashtime.

Situata u tensionua për disa momente, pasi pranë godinës së bashkisë pati përplasje verbale me forcat e rendit. Disa protestues përdorën mjete piroteknike si shenjë revolte, ndërsa një pjesë tentuan të hynin në ambientet e institucionit. Sipas burimeve zyrtare, një person u shoqërua në komisariat për hedhjen e fishekzjarreve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.