E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë në Greqi, plagoset shqiptari dhe djali i tij
Lajme

Të shtëna me armë në Greqi, plagoset shqiptari dhe djali i tij

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është shënuar në Athinë, ku pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri.

Sipas mediave greke, incidenti ka ndodhur në zonën Agios Dimitrios, në kryeqytetin grek. Të plagosurit janë pronari i biznesit, 70 vjeç, si dhe djali i tij 39 vjeç.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se tre persona të paidentifikuar kanë mbërritur me makinë rreth orës 02:40 pranë restorantit, i cili ndodhet në rrugën Agoniston Polytechneiou. Pa paralajmërim, autorët kanë hapur zjarr ndaj dy të pranishmëve dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Si pasojë e të shtënave, 70-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria, është qëlluar në këmbë, ndërsa djali i tij ka pësuar plagë në kofshë dhe në pulpë. Të dy janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes, forcat e policisë greke kanë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja arme zjarri. Autorët e sulmit janë larguar me makinë në drejtim të panjohur dhe vijojnë të jenë në kërkim.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve i ka marrë përsipër shërbimi hetimor i Policisë Greke, i njohur si “FBI-ja greke”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.