Dalin DATAT e Maturës Shtetërore, publikohet rregullorja
Ministria e Arsimit ka zyrtarizuar kalendarin e datave të provimedhe dhe rregullat e zhvillimit të Maturës Shtetërore 2026, që do të vlejnë për maturantët e arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe atij profesional.
Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, nënvizon se procesi do të zhvillohet mbi parime të qarta dhe të barabarta për të gjithë nxënësit, duke garantuar një garë të ndershme.
Sipas kalendarit të publikuar, provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet më 2 qershor, ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë më 9 qershor, matematika më 16 qershor, ndërsa provimi me zgjedhje është planifikuar për datën 23 qershor.
Në funksion të përgatitjes, Ministria ka vënë në dispozicion edhe testet model, të cilat shërbejnë si orientim për strukturën dhe nivelin e provimeve. Rregullorja parashikon masa ndëshkuese për çdo shkelje gjatë procesit të testimit.
“Testet model janë shpërndarë për të ndihmuar maturantët në përgatitjen e tyre. Çdo shkelje e rregullave shoqërohet me penalitete sipas rregullores. Vetëm përgatitja serioze dhe e vazhdueshme ju jep mundësinë për të dalë fitues dhe të vlerësuar drejt”, shprehet Kumbaro në mesazhin që shoqëron udhëzimin dhe urdhrin përkatës të Ministrisë së Arsimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




