E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmet në Pogradec, lëkundjen ndihen deri në Elbasan
Lajme

Tërmet në Pogradec, lëkundjen ndihen deri në Elbasan

Lëkundje tërmeti janë ndjerë paraditen e kësaj të premteje në qytetin e Pogradecit dhe zonat përreth. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur magnitudë 3.7 të shkallës Rihter.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 11:30, ndërsa sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra ka qenë në një thellësi prej 5 kilometrash, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen më qartë nga banorët.

Raportimet e qytetarëve në platformën e EMSC tregojnë se lëkundjet janë ndjerë jo vetëm në Pogradec, por edhe në Korçë, si dhe në zona përreth Liqenit të Ohrit, përfshirë Strugën dhe Ohërin në Maqedoninë e Veriut. Disa raportime flasin se tërmeti është ndjerë edhe në qytetin e Elbasanit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.