E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një godinë të re 100 mln euro për Zegjinenë dhe si shokët e saj!
Flash

Një godinë të re 100 mln euro për Zegjinenë dhe si shokët e saj!

Naim Noka

Po të shikosh listën e 83 deputetëve të Partisë Socialiste, e kupton menjëherë se jeta parlamentare ka rënë në nivelin e dekorit dhe figura e deputetit është katandisur në aksesor vote, jo në përfaqësues të qytetarëve.

Në një Parlament ku shumica e deputetëve nuk flasin, nuk propozojnë, nuk kundërshtojnë dhe nuk mbajnë përgjegjësi politike, ideja për të shpenzuar 100 milionë euro për një godinë të re parlamenti tingëllon si fyerje publike, jo si vizion shtetëror.

Sepse problemi i Kuvendit nuk janë muret, por zegjinetë që i mbushin karriget.

Deputetë “low cost”, godinë “high tech”

Krahasimi është brutal, por i sinqertë:
– Nga njëra anë kemi një Parlament të mbushur me deputetë anonimë, të zgjedhur për bindje dhe heshtje, jo për mendim dhe integritet.
– Nga ana tjetër, kemi ambicien për një godinë futuriste, me teknologji të avancuar, ekrane moderne dhe LED.

Imagjinonin një Ferrari institucional, por me shoferë pa patentë duke nisur mga ‘Pashai’Rama, që s’dinë as ku është timoni.

Çfarë kuptimi ka të investosh miliona në teknologji parlamentare, kur Kuvendi funksionon si noter i vendimeve të Kryeministrisë?
Çfarë vlere ka një sallë moderne votimi, kur votat janë të paracaktuara?
Çfarë “energji pozitive” prodhon një godinë e re, kur deputetët janë politikisht të shteruar?

Mes 100 halleve reale që ka vendi çmime të papërballueshme, shëndetësi të rrënuar, rrugë të shkatërruara, shkolla pa ngrohje dhe qytetarë që largohen çdo ditë, ideja për të ndërtuar një Parlament të ri është simboli perfekt i shkëputjes së pushtetit nga realiteti.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, Edi Rama deklaroi se administrata e Kuvendit ka nevojë për modernizim teknologjik dhe se ndërtimi i godinës së re do t’u japë “më shumë energji pozitive” deputetëve.

Por realiteti është ky:
Deputetëve nuk u mungon teknologjia, u mungon dinjiteti politik.
Nuk u mungon godina, u mungon guximi.
Nuk u mungon energjia, u mungon arsyeja pse janë aty.

Parlament i ri për këtë palo Kuvend?

Një Kuvend që nuk kontrollon qeverinë.
Një Kuvend që nuk mbron interesin publik.
Një Kuvend që hesht përballë aferave, skandaleve dhe varfërisë.

Për këtë Kuvend, një godinë e re është thjesht skenografi më e shtrenjtë për të njëjtin teatër politik, ku deputetë si Zegjine Caushi dhe shokët e saj shërbejnë si dekor institucional, jo si përfaqësues të sovranit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.