E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmia e Gerond Meçes zbulon bandën edhe në KPP
Flash

Dëshmia e Gerond Meçes zbulon bandën edhe në KPP

 

anëtarët e përfshirë në dosjen e AKSHI-t

Rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht ka zbuluar një rrjet të mundshëm manipulimi në procedurat e prokurimeve publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Dosja e SPAK tregon se pengmarrësit e detyruan Meçen të tërhiqej nga të gjitha ankimimet ndaj tenderave, ndërsa lidhja e tyre me disa anëtarë të Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP) ka hedhur dyshime për ndikim të brendshëm në vendimmarrjet administrative.m

Sipas deklarimeve të biznesmenit, për të verifikuar në kohë reale një tërheqje nga procedurat e ankimimit ishte e nevojshme të ketë një autoritet brenda KPP-së. Emri i përmendur ishte Kreshnik Tërnova, i cili dyshohet të ketë lidhje me biznesmenin Ermal Beqiri. Për më tepër, dosja zbulon se vendimet për ndërprerjen e procedurave administrative janë firmosur nga nënkryetari i KPP, Fiorent Zguri, ndërsa pjesë e vendimeve kanë qenë edhe anëtarët Kreshnik Tërnova, Anila Malaj dhe Gjergji Dosja e SPAK tregon se kërkesa për pezullimin e “njoftimit të tërheqjes” nga kompania ‘ABS’ u refuzua nga KPP, duke lënë të hapur dyshimet për ndërhyrje dhe mbështetje të pengmarrësve brenda institucioneve. Hetimet nxjerrin në pah një skemë të mundshme bashkëpunimi mes biznesmenëve dhe disa anëtarëve të KPP për të manipuluar proceset e tenderave në AKSHI, duke treguar implikimin e drejtpërdrejtë të disa funksionarëve publikë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.