Arrestoni fëmijë 10-vjeçarë dhe pastaj flisni për shtet ligjor? Turp
Një fëmijë, vetëm 10 vjeç. Moshatar me djalin e kryeministrit. Dhe përfundon i shoqëruar, i frikësuar, i trajtuar si kriminel – vetëm sepse ishte në një protestë.
Kjo ska lidhje me rendin, ad me ligjin por është abuzim i pastër me pushtetin.
Le t’ia shpjegojë dikush fëmijës së tij në shtëpi pse një tjetër fëmijë i së njëjtës moshë përfundon në komisariat. Le t’ia shpjegojnë prindërve se si shteti që duhet të mbrojë të miturit, i trajton si kërcënim.
Ky veprim ka emër:
Frigësim. Presion. Dhunë institucionale ndaj një të mituri.
Kur një shtet vendos prangat mbi fëmijë, ai nuk po mbron rendin po tregon frikë nga qytetarët e vet. Po tregon se pushteti ka humbur çdo kufi moral.
Dhe ju, oficerë që zbatoni urdhra të tillë shkoni në shtëpi pastaj dhe shikoni fëmijët tuaj në sy. Mendoni për një moment se çfarë do të ndienit nëse do të ishte fëmija juaj ai që mbahej në zyrat e policisë për një protestë.
Sepse sot ishte ai.
Nesër mund të jetë cilido.
Ky nuk është shtet i fortë.
Ky është shtet që ka zgjedhur të trembë fëmijët për të heshtur të rriturit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




