E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga se frikësohet? Telefoni i Netanyahut po bën namin në rrjet
Bota

Nga se frikësohet? Telefoni i Netanyahut po bën namin në rrjet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar ditët e fundit, jo për zhvillimet e luftës në Gaza apo tensionet me vendet fqinje, por për një detaj të pazakontë që lidhet me telefonin e tij personal.

Në një fotografi që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, Netanyahu shihet duke folur në telefon, ndërsa ajo që bie menjëherë në sy është fakti se kamerat dhe sensorët në pjesën e pasme të pajisjes janë të mbuluara me shirit ngjitës. Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta, duke krijuar një valë frike dhe kurioziteti te përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët po shprehin shqetësime për sigurinë e të dhënave personale dhe privatësinë.

Veprimi i Netanyahut ka ndezur debat, pasi sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, mbulimi i kamerës së telefonit është një masë parandaluese kundër hakimit ose mbikëqyrjes në distancë. Kjo praktikë konsiderohet e zakonshme për figura të profilit të lartë, të cilët përballen me rreziqe të shtuara nga programe spiune të sofistikuara, si Pegasus, softuer që është lidhur më herët me Izraelin.

Ekspertët theksojnë se mbulimi i kamerave dhe sensorëve shërben për të reduktuar mundësinë e përgjimit apo aktivizimit të pajisjes pa dijeninë e përdoruesit. Sipas tyre, aplikacione të ndryshme mund të kenë akses në mikrofon ose kamera, duke regjistruar audio apo duke shkrepur foto në mënyrë të fshehtë, çka e bën këtë masë një formë shtesë mbrojtjeje të privatësisë.

Pamja e telefonit të Netanyahut ka nxitur diskutime të gjera, duke rikthyer në vëmendje frikën globale për mbikëqyrjen dixhitale dhe sigurinë personale në epokën e teknologjisë së avancuar.

Telefoni i Netanyahut ‘trazon’ rrjetin, nga se frikësohet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.