Zjarret gjatë verës, qeveria ‘hap thesin’ për 15 bashki të prekura
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se mbi 345 milionë lekë do të akordohen si dëmshpërblim për 15 bashki të vendit, të cilat u prekën nga zjarret gjatë sezonit veror. Fondi synon të mbulojë dëmet e shkaktuara si pasojë e flakëve, kryesisht në prona, sipërfaqe pyjore dhe kullota.
Sipas ndarjes zyrtare të publikuar, bashkitë përfituese dhe shumat përkatëse janë si më poshtë:
-
Krujë – 146 milionë lekë
-
Gramsh – 86.6 milionë lekë
-
Finiq – 40 milionë lekë
-
Delvinë – 36 milionë lekë
-
Dibër – 10.5 milionë lekë
-
Dropull – 7.7 milionë lekë
-
Malësi e Madhe – 6.6 milionë lekë
-
Peqin – 4 milionë lekë
-
Kamëz – 2 milionë lekë
-
Rrogozhinë – 1.8 milionë lekë
-
Maliq – 1.2 milionë lekë
-
Has – 0.7 milionë lekë
-
Kukës – 0.6 milionë lekë
-
Tepelenë – 0.3 milionë lekë
-
Librazhd – 0.2 milionë lekë
Ministria e Mbrojtjes thekson se fondet do të shpërndahen përmes procedurave ligjore përkatëse, ndërsa bashkitë do të kenë përgjegjësinë për përdorimin e tyre në funksion të rikuperimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


