Balluku dhe SPAK, Kaso akuza Ramës për presion mbi institucionet
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka reaguar ashpër lidhur me çështjen e mandatit të zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën, sipas tij, SPAK ka kërkuar masë sigurie, duke nxitur një përplasje të fortë politike.
Në një deklaratë publike, Kaso akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ushtruar presion politik dhe ka vënë në lëvizje institucionet për të mbrojtur Ballukun. Sipas tij, dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese nuk ka qenë nismë individuale, por vendim i Këshillit të Ministrave,
Deputeti Kaso e lidh mbrojtjen e Belinda Ballukut nga Rama nga presioni i zv/kryeministres ndaj shefit të saj.
Kaso kritikoi edhe Kuvendin për zvarritje të qëllimshme të procedurave, duke pretenduar se mbledhje të rëndësishme janë anuluar në moment të fundit dhe se kërkesat e opozitës janë injoruar. Ai e cilësoi këtë sjellje si përpjekje për ta kthyer Parlamentin në “mburojë politike për të korruptuarit”.
Deputeti demokrat theksoi se pezullimi nga detyra është i parashikuar nga ligji dhe se, sipas tij, nuk ekziston rrezik institucional për vendin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



