E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ Rama i pret fjalën fermerit në takim
Politikë

Video/ Rama i pret fjalën fermerit në takim

Një video e shpërndarë në rrjete sociale po qarkullon me shpejtësi dhe ka ngjallur reagime, pasi tregon një moment nga një takim i kryeministrit Edi Rama me fermerë, ku një qytetar përpiqet të shprehë shqetësimin e tij, por ndërpritet menjëherë.

Në pamje dëgjohet fermeri teksa nis të flasë për problemet që, sipas tij, po përballen në terren, ndërsa kryeministri i pret fjalën në mënyrë të prerë, pa e lënë të shpjegojë situatën. Momenti është komentuar nga shumë përdorues si një sjellje shpërfillëse ndaj halleve të fermerëve, të cilët prej kohësh ankohen për mungesë subvencionesh, rritje kostosh dhe vështirësi në treg.

Takimi, që në dukje synonte të ishte një bashkëbisedim me përfaqësues të bujqësisë, në këtë rast u kthye në një komunikim njëkahësh, ku zëri i një fermeri u mbyll para se të dëgjohej. Videoja ka rindezur debatin mbi mënyrën si trajtohen qytetarët në takime publike dhe sa reale është hapësira për të ngritur probleme përballë drejtuesve të lartë të qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.