Adriatik Lapaj vazhdon ‘i bie fyellit në një vrimë’
“Rama tentoi dy herë bashkëpunimin me mua”
Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ka pasur dy përpjekje nga ana e kryeministrit Edi Rama për të nisur bashkëpunim politik me forcën që ai drejton, por sipas tij këto tentativa janë refuzuar menjëherë.
Lapaj u shpreh se pas refuzimit të ofertave për bashkëpunim, kryeministri ka reaguar në mënyrë hakmarrëse përmes nismave ligjore, duke përmendur konkretisht miratimin e ligjit që ai e cilëson si “ligji i Avokatit të Popullit”.
Sipas Lapajt, një ndër kushtet kryesore të vendosura nga “Shqipëria Bëhet” ishte që të mos prekeheshin drejtuesit e strukturave të kësaj lëvizjeje, ndërsa theksoi se raporti me kryeministrin duhet të mbetet në nivel përballjeje politike dhe jo marrëveshjesh.
Ai pretendoi se kontaktet për bashkëpunim kanë ndodhur në dy raste të ndryshme dhe se përgjigjja e tij ka qenë e menjëhershme. “Ka pasur dy tentativa. Herën e parë përgjigjja ka qenë brenda një minute. Pas refuzimit, Rama e çoi situatën në një nivel tjetër, duke keqpërdorur një personazh që prej gjashtë muajsh nuk merrte pjesë në seancat parlamentare, por u paraqit vetëm për të votuar një ligj”, deklaroi Lapaj.
Kreu i “Shqipëria Bëhet” e cilësoi kryeministrin si “hileqar”, duke thënë se këtë bindje e ka krijuar gjatë periudhës që ai e përshkroi si “telenovela e verës” pas zgjedhjeve, ku sipas tij mazhoranca, pasi siguroi 83 mandate, tentoi ta bindte për bashkëpunim politik.
Lapaj shtoi se refuzimi i ofertave është bërë në emër të ekipit që ai drejton dhe se nuk do të pranojë, sipas tij, “joshje politike” nga qeveria.
Një nga kushtet që vendosëm ne, të mos i qasim kryetarët. Me Ramën duhet përballje. Ai është hileqar, e kam kuptuar kur ndodhi telenovela e verës që ky e stisi, pasi mori 83 mandate dhe pasi dërgoi njerëz të më bindte të bëhesha me të dhe pasi unë refuzova në emër të ekipit që të mos pranoja joshje. Përgjigjia ka qenë herën e parë për 1 minutë.
Ka qenë në 2 raste tentativa. Pastaj ky e çoi në një nivel, mori një personazh e keqpërdori, kishte 6 muaj që nuk shkonte në parlament dhe shkoi të votonte një ligj dhe bëri atë që bëri,” tha Lapaj në emisionin “Kjo Javë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



