Tezja zbulon të vërtetë e videos virale të Stenaldos version ‘Schumacher’
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku shfaqet Stenaldo, banor i Big Brother VIP Albania, duke drejtuar një automjet me shpejtësi rreth 50 km/orë, ka nxitur debat dhe reagime të shumta online.
Pamjet kanë tërhequr vëmendje të madhe për shkak se Stenaldo është i verbër, çka bëri që videoja të shpërndahej me shpejtësi dhe të shoqërohej me komente të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Pas publikimit të videos, ka reaguar edhe tezja e tij gjatë një interviste televizive, duke sqaruar rrethanat e xhirimit. Sipas saj, pamjet nuk janë të kohëve të fundit, por janë regjistruar rreth pesë vite më parë dhe bëhej fjalë për një provë të shkurtër.
Ajo shpjegoi se në atë moment Stenaldo kishte pranuar të provonte makinën e një miku dhe se gjatë xhirimit kanë qenë të pranishëm familjarë dhe persona të tjerë, duke e konsideruar situatën si një eksperiencë spontane dhe të kontrolluar.
Sipas saj, ai është një person që pëlqen sfidat dhe përjetimet me adrenalinë, ndërsa komentet negative të publikut nuk kanë ndikuar tek familja.
“Ai do të provojë gjithçka. Ajo video është realizuar pesë vite më parë dhe bëri vetëm një xhiro të shkurtër me shokun e tij që donte t’ia provonte makinën. Ne kemi qenë të gjithë aty. Atij i pëlqen adrenalina dhe komentet negative nuk na bëjnë përshtypje”, u shpreh ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



