“Kur na tha Rama se ‘do ju fus në Europë’, nuk e besuam”
Ironia ‘therëse’ e demokrates: Për të shkuar në Korçë, sot duhet t’i biem nga Athina
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Ilirjana Kuçana, ka reaguar me tone ironike ndaj premtimeve të kryeministrit Edi Rama për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kuçana shprehet se realiteti i përditshëm i qytetarëve bie ndesh me retorikën politike për integrimin europian. Sipas saj, shqiptarët sot përballen me izolim, infrastrukturë të dëmtuar dhe, siç e cilëson ajo, propagandë boshe.
Në reagimin e saj, ajo përdor edhe ironi për gjendjen e rrugëve, duke deklaruar:
Reagimi i plotë:
“Kur Rama na tha ‘do ju fus në Europë’, nuk e besuam.
Sot, për të shkuar në Korçë, duhet t’i biem nga Athina.
Kjo është ‘Europa’ e tij: izolim, rrugë të shkatërruara dhe propagandë boshe.
Shqiptarët meritojnë dinjitet, jo mashtrime.”
Deklarata vjen në një moment kur debati politik në vend është përqendruar te procesi i integrimit europian dhe standardet që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të negociatave me Bashkimi Evropian.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



