U ndërtua nga “Salillari”, shembje e çarje në aksin Skrapar-Përmet
Situata në infrastrukturën rrugore në vend paraqitet problematike, pasi disa akse kryesore janë dëmtuar nga rrëshqitjet e dheut dhe shkarjet e masiveve shkëmbore.
Pamjet e siguruara nga News24 tregojnë gjendjen e rëndë në aksin nacional Skrapar–Përmet, ku një pjesë e rrugës është shembur pas rrëshqitjes së dheut.
Siç shihet edhe në pamje, rruga është çarë në mes dhe një segment i konsiderueshëm i saj është dëmtuar rëndë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rog Çepan, në afërsi të Përmet, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë, prej rreth tre orësh raportohet edhe bllokimi i hyrjes në qytetin e Skrapar, pasi në fshatin Buzuq ka pasur shkarje të masiveve shkëmbore në rrugë.
Autoritetet dhe ekipet e mirëmbajtjes ndodhen në terren dhe po punojnë për largimin e gurëve nga aksi rrugor dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



