E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli e la në burg, Safet Gjici kërkon pafajësinë në Kushtetuese
Lajme

Apeli e la në burg, Safet Gjici kërkon pafajësinë në Kushtetuese

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i është drejtuar Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë duke kërkuar shpalljen e tij të pafajshëm për akuzat që lidhen me çështjen e njohur të ndodhur në zyrën e Bashkisë Kukës.

Në kërkesën e paraqitur në Kushtetuese, Gjici kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të datës 24 qershor 2024, si dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Ish-kryebashkiaku u dënua nga shkalla e dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg në lidhje me skandalin që shpërtheu pas publikimit të pamjeve me përmbajtje intime brenda zyrës së Bashkia Kukës.

Megjithatë, për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij u ul në 3 vite burg.

Më 19 maj 2025, Gjici u lirua nga qelia për arsye shëndetësore dhe aktualisht po vuan pjesën e mbetur të dënimit në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në total, ai qëndroi rreth 23 muaj në burg para se të lirohej nga paraburgimi për shkak të gjendjes shëndetësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.