Shkarkohet nga detyra Drejtori i Policisë Ilir Proda
Ilir Proda është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit.
Vendimi për largimin e tij nga posti është marrë pas protestës së opozitës të zhvilluar në Tiranë, ku sipas burimeve nuk u garantua në mënyrë të plotë siguria e qytetarëve dhe menaxhimi i situatës nga strukturat e rendit.
Pas këtij vendimi, në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga, i cili pritet të drejtojë përkohësisht institucionin deri në një vendim të mëtejshëm për drejtimin e strukturës më të lartë të policisë në vend.
Lëvizja vjen në një moment tensionesh politike, pas protestave të fundit në kryeqytet dhe debatit publik mbi mënyrën e menaxhimit të rendit dhe sigurisë gjatë tubimeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


