E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E trishtë! Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike
Lajme

E trishtë! Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare Tomor Dosti, dy herë deputet i Partisë Demokratike.

Dosti lindi në Gjirokastër në vitin 1930 dhe ishte i biri i ish-ministrit Hasan Dosti. Fëmijëria e tij u shënua nga persekutimet; pasi babai dhe vëllai u arratisën dhe nëna iu pushkatua nga gjermanët gjatë largimit nga Tirana, ai dhe vëllezërit e motrat e tij u përballën me represion të vazhdueshëm. Në vitin 1953, Dosti u arrestua dhe u dënua me 25 vjet heqje lirie për “tentativë arratisjeje”. Burgun e vuajti në Burrel, mes figurave të shquara të historisë së Shqipërisë, ndërsa pas lirimit përjetoi internimin familjar.

Në vitin 1991 iu bashkua Partisë Demokratike, duke sjellë kredibilitetin politik dhe influencën e familjes së tij në jug të vendit. Së bashku me figura të tjera të njohura si Pjetër Arbnori, Leka Totën, Uran Butka, Ajet Rusi dhe vëllain e tij Lekën, ai ndihmoi në formimin e një profili të djathtë të partisë, me moralitet kombëtar, të panjohur për 45 vjet.

Tomor Dosti shërbeu si nënkryetar i PD në vitet e para të themelimit dhe u zgjodh deputet në dy legjislatura, 1991–1996. Në vitin 1998 u tërhoq nga politika aktive, duke lënë pas një kontribut të rëndësishëm në rikthimin e demokracisë në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.