Mes tensioneve dhe debateve, miratohen ndryshimet në qeveri
Mes debateve dhe tensioneve në sallë, Kuvendin e Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Projektvendimet për shkarkimet dhe emërimet e reja u votuan një nga një nga deputetët gjatë seancës plenare.
Ndryshimet prekin disa nga postet kryesore të kabinetit, duke sjellë lëvizje të rëndësishme në strukturën e qeverisë.
Ndryshimet e miratuara në qeveri:
-
Zëvendëskryeministre: Albana Koçiu – zëvendëson Belinda Balluku
-
Ministër i Brendshëm: Besfort Lamallari – zëvendëson Albana Koçiu
-
Ministër i Drejtësisë: Toni Gogu – zëvendëson Besfort Lamallari
-
Ministër i Energjisë: Enea Karakaçi – zëvendëson Belinda Balluku
-
Ministër i Mbrojtjes: Ermal Nufi – zëvendëson Pirro Vengu
-
Ministre për Marrëdhënien me Parlamentin: Erjona Ismaili – zëvendëson Toni Gogu
-
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme: Ferit Hoxha – zëvendëson Elisa Spiropali
Votimi i ndryshimeve u zhvillua në një seancë të shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa lëvizjet në kabinet konsiderohen ndër më të rëndësishmet në qeverinë aktuale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



