E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Shenjtorja’ Balluku: S’kam lidhje me korrupsionin, as 300 apartamente
Lajme

‘Shenjtorja’ Balluku: S’kam lidhje me korrupsionin, as 300 apartamente

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, reagoi këtë të premte lidhur me marrjen e saj si të e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Në një konferencë për mediat, ku dorëzoi detyrën te pasardhësi i saj Enea Karakaçi, Balluku deklaroi se nuk ka pasur kurrë lidhje me korrupsionin dhe se nuk ka penguar në asnjë moment drejtësinë.

“Unë nuk kam pasur lidhje kurrë me korrupsionin. Hetimi të vijojë, unë nuk e kam penguar kurrë. Nuk do të përmend kurrë prokurorë dhe gjyqtarë. Unë s’kam as 300, as 30 apartamente”, u shpreh ajo.

Megjithatë, ndryshe nga deklaratat e saj publike, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza konkrete ndaj ish-ministres. Hetimet lidhen me procedurat e tenderimit për Tunelin e Llogarasë dhe disa lote të projektit të Unazës së Madhe në Tiranë, ku dyshohet për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit.

Madje, SPAK ka kërkuar edhe masë arresti ndaj Ballukut, duke argumentuar se lënia e saj në gjendje të lirë mund të rrezikojë prishjen e provave apo ndikimin mbi dëshmitarët e mundshëm në proces.

Në fjalën e saj të lamtumirës, Balluku falënderoi stafin dhe bashkëpunëtorët për punën e bërë gjatë kohës që drejtoi ministrinë. Ajo theksoi se ndihej me fat që kishte kontribuar në realizimin e vizionit të kryeministrit Edi Rama.

Deklarata e saj u interpretua nga shumëkush si një mesazh politik në një moment të vështirë, pasi akuzat e ngritura nga SPAK lidhen me disa nga projektet më të mëdha infrastrukturore të viteve të fundit, me vlera që kapin miliarda lekë. Hetimet ndaj saj pritet të vijojnë në javët dhe muajt në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.