E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO dërgon për gjykim ish-drejtorin e Burgjeve Agim Ismailin
Lajme

GJKKO dërgon për gjykim ish-drejtorin e Burgjeve Agim Ismailin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen penale ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Agim Ismaili, si dhe dy personave të tjerë të përfshirë në dosje, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni. Ata akuzohen për ndërhyrje të paligjshme në sistemet kompjuterike dhe për përgjim të të dhënave digjitale të strukturës së SPAK.

Vendimi u mor gjatë seancës paraprake të zhvilluar më 6 mars 2026, pasi gjykata shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme. Sipas organit të akuzës, procedimi penal me numër 277/1/1, i regjistruar në vitin 2025, përmban prova dhe indicie të mjaftueshme për ta kaluar çështjen në fazën e gjykimit të themelit.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se kërkesa për dërgimin e dosjes në gjykatë është depozituar më 13 janar 2026. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Paulin Çera, pasi analizoi pretendimet e palëve dhe dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale, vendosi pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe vijimin e procesit në gjykim.

Sipas akuzës, Arnold Rrokaj dyshohet për veprat penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike” dhe “përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”. Prokuroria pretendon se këto veprime janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, çka rëndon edhe më tej përgjegjësinë penale.

Ndërkohë, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili akuzohen për përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike, gjithashtu në formën e bashkëpunimit brenda një grupi të strukturuar kriminal. Sipas vendimit të gjykatës, Gjoni ka kërkuar që çështja të shqyrtohet me gjykim të shkurtuar, ndërsa për Ismailin procedura do të vijojë me gjykim të zakonshëm.

Pas këtij vendimi, dosja do t’i kalojë për shqyrtim trupit gjykues të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i cili do të përzgjidhet me short dhe do të përbëhet nga tre gjyqtarë që do të shqyrtojnë çështjen në themel.

Vendimi i marrë në seancën paraprake është përfundimtar dhe ndaj tij nuk parashikohet e drejta e ankimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.