E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merr flakë banesa në Shkodër, shkrumbohet thuajse plotësisht
Lajme

Merr flakë banesa në Shkodër, shkrumbohet thuajse plotësisht

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Sipas informacionit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, ku dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesën e një 67-vjeçari me inicialet Q.M.

Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse dhe grupi hetimor, i cili po punon për të dokumentuar rrethanat dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.