E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin “i hap derën”  BE-së: Gati t’ju furnizojmë me gaz dhe naftë
Bota

Putin “i hap derën” BE-së: Gati t’ju furnizojmë me gaz dhe naftë

Rusia ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me vendet e Bashkimit Evropian për të garantuar furnizimin me energji, në një kohë kur tregjet ndërkombëtare po përballen me pasiguri për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Deklarata është bërë nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një mbledhjeje të dedikuar situatës në tregun global të energjisë. Sipas tij, Rusia është e gatshme të sigurojë furnizime të mjaftueshme me naftë dhe gaz për vendet e Bashkimi Evropian, nëse nga ana e tyre jepet një sinjal i qartë për bashkëpunim.

Putin theksoi se Moska mund të kontribuojë në stabilizimin e tregjeve energjetike në këtë periudhë të tensionuar, por vendimi për një bashkëpunim të tillë, sipas tij, varet nga vetë shtetet evropiane.

Ai shtoi gjithashtu se Rusia ka paralajmëruar prej kohësh për pasojat që mund të sjellin për sektorin energjetik tensionet dhe përpjekjet për destabilizimin e rajonit të Lindjes së Mesme, duke nënvizuar se situata aktuale po reflektohet drejtpërdrejt në luhatjet e tregjeve globale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.