Eni Vasili anulon 3 herë tenderin për t’ia dhënë kompanisë së ‘duhur’

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

RTSH në qendër të polemikave

Pavarësisht vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik, tenderi 11.3 mln € për dekoderët rishpallet për herë të katërt

Tenderi për mirëmbajtjen e rrjetit të dekoderëve të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) po kthehet në një çështje të ndërlikuar administrative dhe politike. Drejtoresha e RTSH, Eni Vasili, ka rishpallur procedurën për herë të katërt, pavarësisht vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik, që kishte lënë në fuqi fituesin e shpallur nga komisioni i mëparshëm. Tenderi ka një vlerë prej 11.3 milionë euro me TVSH dhe kontrata parashikon mirëmbajtje për katër vite.

Sipas dokumenteve dhe burimeve brenda RTSH, tenderi fillimisht ishte zhvilluar në mars 2025 nga komisioni i ish-drejtores Aurora Polo, i cili shpalli fituese kompaninë “R&T” sh.p.k., në pronësi të Renis Tërshanës, me një kontratë prej 9.6 milionë euro me TVSH. Por vendimi u shfuqizua nga pasardhësja Eni Vasili, pa dëshmi për shkelje ligjore, duke rihapur procedurën dhe duke krijuar dyshime për ndikim dhe përpjekje për të orientuar tenderin drejt një kompanie të caktuar.

Tenderi 11 milionë euro i RTSH: Eni Vasili e anulon tre herë për

Komisioni i Prokurimit Publik rrëzoi vendimin e Eni Vasilit dhe kërkoi nisjen e zbatimit të kontratës për kompaninë fituese, por drejtoresha nuk e zbatoi vendimin. Tenderi u rishpall më 9 mars 2026, me fond limit 11.3 milionë euro me TVSH, dhe zhvillimi i tij pritet më 7 prill 2026. Burimet nga RTSH sugjerojnë se objektivi është të favorizohet një kompani specifike e lidhur me interesat e familjes kryeministrore.

Tenderi 11 milionë euro i RTSH: Eni Vasili e anulon tre herë për

Konflikti mbi tenderin ka shkaktuar tensione të brendshme mes drejtoreshës Eni Vasili dhe kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës të RTSH, Fatjon Hoxhalli, i cili ka preferuar kompani të tjera për procedurën. Megjithatë, pas disa anulimeve, vendimi për tenderin duket se ka mbetur ekskluzivisht në dorën e drejtores Eni Vasilit.

Ky tender ka ngjallur debate të shumta për transparencën dhe ligjshmërinë e procedurave në RTSH, ndërsa për publikun mbetet të shohë nëse kontrata do të zbatohet sipas rregullave apo do të përsëriten ndërhyrjet që kanë karakterizuar procesin deri më tani.

Publikuar nga Publik Media