E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tenderi 2.2 miliardë lekë në ARRSH mbyllet pa fajtorë
Lajme

Tenderi 2.2 miliardë lekë në ARRSH mbyllet pa fajtorë

GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pushojë akuzat ndaj gjashtë ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët ishin marrë të pandehur pas një hetimi të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme lidhur me një procedurë tenderimi me vlerë rreth 2.2 miliardë lekë.

Vendimi i gjykatës erdhi pasi u konstatua se ndjekja penale për veprën për të cilën akuzoheshin ka hyrë në afatin e parashkrimit, çka e bën të pamundur vijimin e procesit penal ndaj tyre.

Të pandehurit në këtë çështje ishin ish-zyrtarët Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj dhe Admir Pahumi. Ata akuzoheshin për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e dyshuar se ishte kryer në bashkëpunim.

Hetimet e kryera nga SPAK kishin evidentuar dyshime se gjatë procedurës së tenderimit ishin ndërmarrë veprime që cenonin rregullat e konkurrencës dhe transparencës, duke krijuar avantazhe të padrejta dhe duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit shqiptar. Megjithatë, procesi gjyqësor nuk arriti në një vendim mbi fajësinë, pasi afatet ligjore të ndjekjes penale u konsideruan të tejkaluara.

Çështja u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 22 të datës 12 mars 2026, vendosi pushimin e akuzave për secilin prej të pandehurve për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Sipas vendimit, akuzat bazoheshin në dispozitat e nenit 258 dhe nenit 25 të Kodit Penal, në formën që këto nene kishin para ndryshimeve ligjore të miratuara në vitin 2021.

Me këtë vendim, procedimi penal ndaj gjashtë ish-zyrtarëve të ARRSH-së konsiderohet i mbyllur nga pikëpamja gjyqësore.

EMRAT/ GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve të ARRSH-së,

Njoftimi zyrtar:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 175/1/4, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj, Admir Remzi Pahumi”.

-Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 22, datë 12.03.2026 vendosi:

-Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Arbër S. Troka, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

-Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurës Miranda T. Shkurti, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

-Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Nikollaq Dh. Mihali, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

-Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Almir F. Hoxhaj, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale. 5.

Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Erjon I. Zemanaj, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

-Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Admir R. Pahumi, për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me Ligjin Nr. 43/2021) për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.