Tensionohet situata në Big Brother, Rogerti godet Gimbon (Video)
Një incident i papritur është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku një debat mes dy banorëve ka kaluar në kontakt fizik, duke shkelur një nga rregullat më të rëndësishme të formatit që ndalon çdo përplasje fizike mes konkurrentëve.
Në qendër të situatës janë banorët Rogerti dhe Gimbo. Debati mes tyre nisi me tone të larta gjatë një diskutimi brenda shtëpisë, ku tensioni mes dy konkurrentëve u rrit gradualisht.
Sipas pamjeve të transmetuara nga spektakli, gjatë përplasjes verbale Gimbo iu afrua shumë Rogertit dhe qëndroi përballë tij. Në atë moment situata u përshkallëzua dhe Rogerti reagoi duke goditur dorën e tij me dorën e vet, duke krijuar kështu një kontakt fizik mes tyre.
Rregullorja e formatit është shumë e qartë në raste të tilla, pasi ndalon çdo formë dhune apo përplasje fizike mes banorëve. Në këtë edicion ka pasur edhe një rast të ngjashëm më herët, kur Marko goditi dorën e Shendritit gjatë një debati, çka çoi në përjashtimin e tij të menjëhershëm nga gara nga produksioni.
Pas incidentit të fundit, vendimi për masën që do të merret ndaj Rogertit pritet të bëhet i ditur në spektaklin e radhës të Big Brother VIP Albania, ku produksioni pritet të sqarojë nëse ai do të përballet me të njëjtën masë disiplinore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



