Mesazh urimi për Natën e Kadrit
Besimtarët myslimanë kremtojnë sonte Natën e Kadrit, një nga netët më të rëndësishme dhe më të shenjta të muajit të Ramazanit, e njohur si nata e faljes, lutjes dhe mëshirës hyjnore.
Urimet për të gjithë besimtarët që përgjatë këtij muaji kanë agjëruar, janë lutur dhe kanë përkujtuar Zotin e Madhëruar. Rëndësia shpirtërore e kësaj nate éshtë sakrifica që besimtarët kanë bërë gjatë Ramazanit.
Një varg nga Kurani i Shenjtë:
“Pra ju më përmendni Mua (me adhurime), Unë ju përmend juve. Më falënderoni e mos më mohoni.” (2:152)
Nata e Kadrit konsiderohet si një nga momentet më të veçanta të kalendarit islam, kur sipas besimit mysliman lutjet dhe veprat e mira kanë vlerë të shumëfishtë. Në këtë natë, besimtarët mblidhen në xhami dhe në familje për lutje dhe reflektim shpirtëror.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



