E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjedhje dhe pastrim parash! SPAK përfundon hetimet për “Bankers”
Lajme

Vjedhje dhe pastrim parash! SPAK përfundon hetimet për “Bankers”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur fazën hetimore dhe ka zyrtarizuar akuzat ndaj Leonidha Çobos, Ritvan Zotos, Elvira Plakut, si dhe tre ish-zyrtarëve të Ministrisë së Financave, në kuadër të një çështjeje që lidhet me abuzime të dyshuara me prona dhe përfitime financiare.

Sipas burimeve nga hetimi, ndaj të pandehurve rëndojnë akuza për shpërdorim detyre, vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës dhe pastrim parash. Dyshohet se ata kanë ndjekur një skemë të mirëorganizuar, ku përmes ndërhyrjeve në funksionet publike kanë arritur të përfitojnë prona, të cilat më pas i kanë dhënë me qira me vlera të konsiderueshme kompanisë “Bankers”, duke siguruar të ardhura të larta.

Hetimet kanë nxjerrë në pah një mekanizëm të dyshuar abuziv, ku përmes vendimmarrjeve të lidhura me detyrën shtetërore, janë krijuar kushte për përfitime të padrejta ekonomike. Kjo skemë dyshohet se ka funksionuar për një periudhë të gjatë, duke sjellë përfitime të konsiderueshme për personat nën hetim.

Dosja në fjalë ishte më herët në shqyrtim nga Prokuroria e Fierit, e cila kishte vendosur pushimin e saj. Megjithatë, pas një rivlerësimi të rrethanave dhe provave, çështja u rihap nga SPAK, që tashmë ka përfunduar hetimet dhe ka kaluar në fazën e ngritjes së akuzave.

Ndërkohë, hetimet lidhur me aktivitetin dhe marrëdhëniet financiare të kompanisë “Bankers” vijojnë, duke lënë të hapur mundësinë për zhvillime të tjera në këtë aferë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.