E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prostitucion në Durrës, procedohen 2 braziliane dhe 8 shtetas të tjerë
Lajme

Prostitucion në Durrës, procedohen 2 braziliane dhe 8 shtetas të tjerë

Në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme në fushën e prostitucionit, Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Storm 16”, pas dy javësh hetime intensive të kryera me metoda proaktive.

Gjatë këtij aksioni u zbulua një ambient në lagjen nr. 13 të Durrësit, i marrë me qira dhe i përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Si rezultat, u proceduan penalisht dy shtetase braziliane, të cilat dyshohet se ushtronin këtë aktivitet si në ambientin e marrë me qira, ashtu edhe në një hotel në qytet.

Njëra prej tyre u kap në ambientet e hotelit, ndërsa tjetra në banesën e përshtatur për këtë qëllim. Në vijim të veprimeve, autoritetet nisën procedim penal edhe ndaj administratorit të hotelit, i dyshuar për fshehje të të ardhurave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Operacioni çoi gjithashtu në procedimin penal të tetë shtetasve të tjerë nga Durrësi, Vlora dhe Divjaka, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në forma të ndryshme në këtë aktivitet.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim dy shtetase të tjera braziliane. Njëra prej tyre dyshohet se kishte marrë me qira ambientin ku ushtrohej prostitucioni, ndërsa tjetra dyshohet se e kishte ushtruar më herët këtë veprimtari në të njëjtin vend.

Gjatë operacionit u sekuestruan shuma parash të dyshuara si të përfituara nga prostitucioni, 10 telefona celularë dhe pasaporta, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.