Nga Ergys Agasi te kamasutra, ‘shpërthen’ Kryemadhi dhe Cakrani
Pas daljes nga ambientet e GJKKO, ku u vendos që çështja ndaj saj dhe Ilir Meta të kalojë për gjykim, Monika Kryemadhi doli para mediave me një qëndrim të ashpër dhe deklarata që tërhoqën vëmendje. Në një moment, ajo u shfaq duke pirë cigare, ndërsa përdori një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe jo të zakonshme, duke prekur edhe tema të pazakonta për një dalje publike, si referenca për seks tresh apo edhe me më shumë persona.
Në fjalën e saj, Kryemadhi hodhi akuza të forta edhe ndaj sistemit të drejtësisë, duke përmendur se sipas saj, materiale komprometuese që lidhen me Ergys Agasi përbëjnë një presion serioz mbi institucionet.
Ajo u shpreh: “Gjyqtarja lexoi dhe pranoi që në dosje, 90% e akuzës së prokurorëve, nuk ka asnjë provë. Unë mund të them se në dosje nuk ka asgjë. Tani do të kënaqeni, do të shikoni bizneset,”.
Gjatë komunikimit me gazetarët pati edhe ndërhyrje nga avokati i saj, Kujtim Cakrani, i cili tha: “Edhe seksi bëhet në dy, Monika thotë se bëhet 3. Unë se di.”, ndërsa Kryemadhi reagoi menjëherë: “Jo jo dhe 5 bëhet.”
Më tej, Cakrani shtoi: “Unë si di këto stile kamasutra. Ju do të jeni të gjithë të pranishëm, do të bëjmë transparencë.”
Në vijim, Kryemadhi vijoi me akuza të drejtpërdrejta ndaj institucioneve, duke deklaruar: “Shumë pjesë të GJKKO dhe SHISH, dhe institucioneve të tjera të ‘pavarura’ janë pjesë e videotekës së Ergys Agasi, por ky është litari në fyt që ka sot sistemi i drejtsisë. Mos u çudisni se çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por çudia imja dhe e Ilir Metës do ju zgjat më shumë.”
Kryemadhi: Gjyqtarja lexoi dhe pranoi që në dosje, 90% e akuzës së prokurorëve, nuk ka asnjë provë. Unë mund të them se në dosje nuk ka asgjë. Tani do të kënaqeni, do të shikoni bizneset.
Avokati Cakrani: Edhe seksi bëhet në dy, Monika thotë se bëhet 3. Unë se di.
Ndërhyn Kryemadhi: Jo jo dhe 5 bëhet.
Cakrani: Unë si di këto stile kamasutra. Ju do të jeni të gjithë të pranishëm, do të bëjmë transparencë.
Kryemadhi: Shumë pjesë të GJKKO dhe SHISH, dhe institucioneve të tjera të ‘pavarura’ janë pjesë e videotekës së Ergys Agasi, por ky është litari në fyt që ka sot sistemi i drejtsisë. Mos u çudisni se çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por çudia imja dhe e Ilir Metës do ju zgjat më shumë.
Video nga News24:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



