Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Vullnet Muçës dhe Vlash Brahjës
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja, të cilët kërkonin lirimin nga qelia.
Të dy dyshohen si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit. Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg”, të vendosura më herët nga Gjykata e Apelit në tetor 2025.
Vullnet Muça rezulton të jetë vëllai i Aleksandër Laho, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dyshuar si drejtues i grupit kriminal.
Laho ka qenë më parë objekt i një atentati të rëndë në 1 nëntor 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i plagosur së bashku me ish-prokurorin Arjan Ndoj, ndërsa humbi jetën Andi Maloku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



