E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali për morive xhelozie
Flash

Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali për morive xhelozie

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në qytetin e Arezzo-s.

Viktima është identifikuar si Gjergj Përgegaj. Sipas raportimeve të mediave italiane, ai është qëlluar nga një bashkëkombas 35-vjeçar, i cili dyshohet se ka vepruar për motive xhelozie.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, menjëherë pasi i riu kishte përfunduar turnin e punës si kamerier. Sipas burimeve, autori e ka gjetur viktimën duke biseduar me ish-të dashurën e tij, një shtetase me origjinë rumune, çka ka çuar në përshkallëzim të menjëhershëm të situatës.

Në gjendje të rënduar emocionale, 35-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të Përgegajt. Një prej plumbave e ka goditur në fyt, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ta shpëtuar 29-vjeçarin.

Pas krimit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar disa orë më vonë nga policia italiane, pa bërë rezistencë.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit “San Donato”, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj vrasjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.