E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nafta në Shqipëri, edhe pa taksa mbetet më e shtrenjta në rajon!
Ekonomi

Nafta në Shqipëri, edhe pa taksa mbetet më e shtrenjta në rajon!

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me nivelin e çmimit të naftës në Shqipëri, duke theksuar se ai mbetet ndër më të lartët në rajon, edhe nëse përjashtohen taksat.

Sipas Braçes, çmimi neto i naftës në vend arrin në rreth 0.984 euro për litër, duke rezultuar më i lartë krahasuar me vende si Mali i Zi, Greqia, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ai argumenton se edhe nëse hiqen komponentë si akciza, TVSH-ja apo taksa e qarkullimit, çmimi në Shqipëri mbetet deri në 40% më i lartë se në vendet e rajonit. Për këtë, deputeti i referohet një analize të publikuar nga ALTAX dhe platforma Polifakt.

Sipas tij, shkaku kryesor lidhet me mënyrën se si funksionon tregu i karburanteve në vend, të cilin e cilëson si “abuziv, klientelist dhe të mbrojtur”.

Braçe sjell në vëmendje edhe një shembull nga Italia, ku ulja e akcizës nga qeveria nuk u reflektua plotësisht në çmimet për konsumatorët, pasi një pjesë e operatorëve nuk e zbatuan këtë masë, ndërsa në disa raste çmimet madje u rritën.

Ai paralajmëron se edhe në Shqipëri ekziston rreziku që çdo ulje e taksave të mos reflektohet në çmimin final për qytetarët, për shkak të strukturës së tregut.

Në përfundim, Erion Braçe thekson se tregu i karburanteve ndikohet më shumë nga politika sesa nga faktorë të pastër ekonomikë, duke cituar ekspertin e njohur të energjisë Daniel Yergin, sipas të cilit “nafta është 10% ekonomi dhe 90% politikë”.

Postimi i plotë:

PER NAFTEN, TROC E QARTE;
NE KEMI CMIMIN NETO-PA TAKSA,
ME TE LARTIN NE RAJON!
Pra;
DUKE HEQUR TAKSAT, CMIMI I NAFTES TEK NE-0.984€/Liter, ESHTE ME I LARTE SE NE MALIN E ZI-0.865€/Liter, ESHTE ME I LARTE SE NE GREQI-0.852€/Liter, ESHTE ME I LARTE SE NE KOSOVE-0.793€/Liter, ESHTE ME I LARTE SE NE SERBI-0.710€/Liter, ESHTE ME I LARTE SE NE MAQEDONI-0.670€/Liter.
Pra, duke hequr te gjitha keto historite TAKSE QARKULLIMI, AKCIZE, KARBON, TVSH, CMIMI I NAFTES TEK NE ESHTE ME I LARTI!! Deri 40% ME I LARTE!
Kjo eshte analiza e nje qendre eksperte si ALTAX dhe publikimit te saj POLIFAKT, teresisht e pavarur.
Po pse, cfare ndodh tek ne?
ESHTE MODELI I TREGUT QE E PRODHON KETE CMIM-ME TE LARTIN NE RAJON, MODEL ABUZIV POR I MBROJTUR, KLIENTELIST E I KORRUPTUAR!
Ne nje treg te tille te flasesh per taksa e shpresosh te ulesh cmimin prej taksave eshte e kote!
Ne ITALI, MELONI ULI AKCIZAT ME 25 CENT PER 20 DITE;
Raporti i qeverise dje tregoi se vetem 60% e POMPAVE kishin ulur cmimin, 11% edhe pse u ul akciza e kishin RRITUR CMIMIN;
E gjitha u parapri nga nje rritje e menjehershme cmimi qe e beri jo efektive uljen e akcizes.
Cfare u themi ne tregtareve sot?;
Po shkoj cmimi ne 220 LEKE/Liter, do ulet akciza me 20%!
Efekti nga sot do jete thuajse i paperfillshem, posacerisht nese TREGTARET do e cojne cmimin te henen-KUR TE HAPET BURSA (Bursa per keta tregtaret tane eeeeej), 220 LEKE/Liter.
Sot lexova nga DANIEL YERGIN-njohes shume i mire i tregut te energjise dhe mbajtes i cmimit PULITZER per publikimet e tij ne kete fushe:
KARBURANTI-NAFTA ESHTE 10% EKONOMI
DHE 90% POLITIKE!
NE SHQIPERI JA BEN MUUUU QE ESHTE KESHTU!
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.