E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kushtetuesja rrëzon ish-kreun e ARRSH, Evis Berberin
Lajme

Kushtetuesja rrëzon ish-kreun e ARRSH, Evis Berberin

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, do të vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e tij për shfuqizimin e saj.

Në ankimimin e paraqitur, Berberi kishte kundërshtuar vlefshmërinë e provave të mbledhura nga SPAK, duke pretenduar se ato janë siguruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe, për rrjedhojë, masa e arrestit duhet të hiqej.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese nuk e ka marrë në shqyrtim këtë pretendim, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të organeve të drejtësisë. Si pasojë, masa e sigurisë ndaj ish-zyrtarit mbetet e pandryshuar.

Vendimi i fundit konfirmon vijimin e procedurave ndaj Berberit në rrugë të zakonshme gjyqësore, ndërsa pretendimet e tij për paligjshmëri të provave nuk u konsideruan për shqyrtim nga gjykata më e lartë kushtetuese në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.