E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja në tavolinën e Ramës, ja emri që prin listën për Kryepolic
Lajme

Dosja në tavolinën e Ramës, ja emri që prin listën për Kryepolic

Gara për kreun e policisë hyn në ‘finalen e heshtur’

Procesi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit vijon të mbetet i paqartë, ndonëse afatet zyrtare për shpalljen e kandidaturës duket se janë tejkaluar. Edhe pas përfundimit të 48 orëve nga seanca e fundit dëgjimore me 14 kandidatët në garë, Ministria e Brendshme nuk ka publikuar ende renditjen me pikë.

Megjithatë, burime jozyrtare bëjnë me dije se në krye të listës së vlerësimit qëndron Tonin Vocaj, i cili konsiderohet kandidati më i favorizuar nga procesi i deritanishëm. Pas tij renditet Lorenc Panganika, një tjetër emër i fortë në këtë garë.

Sipas të njëjtave burime, lista e kandidatëve më të vlerësuar i është dorëzuar ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, i cili më pas ia ka përcjellë për shqyrtim kryeministrit Edi Rama. Vendimi përfundimtar pritet të merret në nivel qeveritar në ditët në vijim.

Gara për kreun e ri të policisë u hap pas largimit nga detyra të Ilir Proda më 1 mars, duke hyrë tashmë në fazën më vendimtare. Pas një procesi filtrimi, 14 kandidatë kaluan në testimet përfundimtare dhe intervistat pranë Ministrisë së Brendshme.

Komisioni i posaçëm, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe strukturave përkatëse, ka zhvilluar vlerësimin teknik dhe profesional të kandidatëve, ndërsa gjithë procesi është ndjekur nga afër edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Përzgjedhja e drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit konsiderohet një moment i rëndësishëm për konsolidimin e reformave në sektorin e sigurisë dhe forcimin e rendit publik në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.