Disa pyetje që do t’i bënte çdo qytetar normal kryeministrit Edi Rama:
– Aeroporti i Kukësit, a ishte dështim?
– Aeroporti i Vlorës, a është dështim?
– Porti i Durrësit, duke u shkatërruar për real estate, a nuk është dështim?
– Porti i Vlorës, duke u shkatërruar për real estate, a nuk është dështim?
Po koncesioni i oligarkut Bashkim Ulaj, që iu dha si nder Belinda Ballukut:
– Thumanë-Kashar me probleme, a nuk është dështim?
– Rruga e Arbrit, a nuk është me probleme?
Po tuneli i Llogarasë, që u bë për Zamir Manen, pa hekur, që fut ujë, dhe me 3 ura që në projekt janë, por nuk ekzistojnë në realitet?
Ku u harxhuan 200 milionë euro? A nuk është ky një dështim që po hetohet nga SPAK?
Nuk po përmendim:
– Tunelin e Skarficës që fut ujë;
– Rrugën Korçë–Ersekë, e shkatërruar;
– Unazën e re të Burrelit, që u shkatërrua pas 3 muajsh.
Nuk ishte dështim spektakolar rruga e re e Qafë Plloçës, e shkatërruar me kosto 260 milionë euro?
Po rruga Librazhd–Prrenjas e shkatërruar?
A nuk ishte dështim rruga e re në Velipojë, e shkatërruar vetëm pak muaj pas inaugurimit?
Mjaftojnë vetëm faktet e sipërme për të kuptuar se ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është totalisht e paaftë dhe e korruptuar deri në palcë.
Nuk duhet të akuzohet vetëm për vjedhje, por edhe për cenim të sigurisë kombëtare, sepse ka nxjerrë jashtë funksionit rrugë, aeroporte dhe porte detare.
Në një luftë, gjëja e parë që goditet është infrastruktura e armikut. Po pse të harxhojnë bomba armiqtë, kur kemi pasur një ministre të tillë që jo vetëm shkatërron infrastrukturën e vendit dhe e izolon copa-copa, por harxhon edhe miliarda nga vetë paratë tona për ta bërë këtë?
Kjo nuk është më një çështje hajdutllëku e rëndomtë, por çështje tradhtie kombëtare dhe cenimi të sovranitetit territorial. Për këtë, bashkë me Ballukun, duhet të vihet edhe Rama para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.







