E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Artur Çangut, zbardhet dëshmia e autorit
Lajme

Vrasja e Artur Çangut, zbardhet dëshmia e autorit

“Kishim konflikt, më goditi me kosë”

Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e parë e të dyshuarit për vrasjen e 48-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur më 10 prill në Fushë Krujë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, shtetasi Eduart Afmataj ka rrëfyer se konflikti me viktimën ka nisur fillimisht me debate verbale, për t’u përshkallëzuar më pas në përplasje fizike.

Në deklarimin e tij, ai ka pretenduar se është goditur nga Artur Çangu me një kosë të vogël gjatë sherrit. Pas kësaj, sipas versionit të tij, ka marrë një armë gjahu tip çifte dhe ka qëlluar në drejtim të 48-vjeçarit, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

I dyshuari ka pohuar gjithashtu se, menjëherë pas ngjarjes, ka kontaktuar vetë policinë për të njoftuar krimin dhe më pas është larguar nga vendi.

Sipas Policisë së Shtetit, Afmataj u arrestua brenda 24 orëve në zonën e Bruz Malit, ku ishte fshehur në një terren të thellë malor. Autoritetet bëjnë me dije se ai nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit.

Ndërkohë, arma e përdorur në krim ende nuk është sekuestruar, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.