Çfarë po ‘gatuhet’? SPAK lidhet me tunel me GJKKO-në

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Një ndërhyrje infrastrukturore ka nisur në ambientet e SPAK dhe GJKKO, duke sinjalizuar një riorganizim praktik të funksionimit mes dy institucioneve kyçe të drejtësisë.

Nga pamjet e publikuara, duket se po ndërtohet një tunel që do të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë mes godinave.

Ky kalim pritet të vendoset mbi rrugën ku qarkullojnë automjetet, duke ofruar një akses më të shpejtë dhe të sigurt për prokurorët, gjyqtarët dhe stafin administrativ.

Projekti synon të lehtësojë koordinimin e përditshëm mes SPAK dhe GJKKO, si dhe të rrisë efikasitetin në trajtimin e çështjeve, duke shmangur vonesat dhe vështirësitë logjistike që lidhen me lëvizjen fizike ndërmjet dy institucioneve.

Publikuar nga Publik Media