E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarri te pallati “Arlis”, Gjykata liron 4 të arrestuarit
Lajme

Zjarri te pallati “Arlis”, Gjykata liron 4 të arrestuarit

Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për katër personat e ndaluar në lidhje me zjarrin që përfshiu një pallat pranë zonës së njohur si Farmacia nr. 10.

Me vendim të trupit gjykues, Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna janë lënë të lirë, por do të jenë nën hetim në gjendje të lirë. Ata do të duhet të paraqiten periodikisht pranë autoriteteve, sipas detyrimeve të përcaktuara, ndërsa procesi hetimor vijon për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Nga të dhënat paraprake rezulton se vatra e zjarrit ka qenë në katin e parë të godinës, në ambientet e një marketi, prej nga flakët u përhapën me shpejtësi në pjesën tjetër të pallatit. Si pasojë, u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar apo humbje jete.

Autoritetet kompetente janë duke analizuar shkaqet e rënies së zjarrit, si dhe po verifikojnë nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë që mund të kenë ndikuar në përhapjen e flakëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.