Kërcet arma në mes të Tiranës, plagoset 45-vjeçari (EMRI)

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit.

Sipas informacioneve nga terreni, incidenti ndodhi rreth orës 19:10 në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, pranë zonës së njohur si “Farmacia 10”.

I plagosur ka mbetur Ilirjan Dosti, rreth 45 vjeç, i cili ka marrë një plumb në pjesën e barkut dhe është transportuar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, autori i dyshuar është fqinj me të plagosurin. Dyshohet se ai ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e konfliktit, ndërsa përplasja mes tyre ka nisur për motive të dobëta.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi detajet e plota të incidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Ilirjan Dosti., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Publikuar nga Publik Media