E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia jep detaje për aksionin antidrogë në Tiranë
Lajme

Policia jep detaje për aksionin antidrogë në Tiranë

36 të identifikuar si pjesë e grupit të trafikantëve

Kanabis e para të sekuestruara

Një operacion i gjerë antidrogë ka çuar në goditjen e disa grupeve kriminale që vepronin në Tiranë, pas një hetimi intensiv që zgjati rreth tre muaj. Aksioni, i koduar “Final”, u realizua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë hetimeve janë identifikuar në total 36 persona, të cilët operonin si individë ose në grupe të organizuara në shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.

Për 15 prej tyre është zbatuar masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa 5 të tjerë janë vënë në pranga më herët gjatë fazës hetimore. Ndërkohë, 16 persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit dhe kontrolleve të zhvilluara në banesa e ambiente të ndryshme, autoritetet kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme droge dhe pasuri të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal. Konkretisht, janë bllokuar mbi 60 kilogramë kanabis, rreth 2 kilogramë kokainë, si dhe 4 armë zjarri (një pistoletë dhe tre armë gjahu).

Po ashtu, janë sekuestruar shuma të mëdha parash: 121 mijë euro, 60 milionë lekë dhe 5000 paundë, së bashku me pajisje të tjera që dyshohet se përdoreshin për shpërndarjen e drogës, përfshirë telefona celularë, peshore elektronike dhe automjete.

Hetimet kanë dokumentuar aktivitetin e këtyre grupeve përgjatë disa muajve, duke përdorur metoda speciale si përgjime dhe analiza komunikimesh, çka bëri të mundur identifikimin e strukturës dhe roleve të secilit të dyshuar.

Operacioni “Final” konsiderohet një nga goditjet më të mëdha të kohëve të fundit ndaj shpërndarjes së narkotikëve në kryeqytet, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin dhe për të çuar para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë.

Njoftimi

Tiranë/Finalizohet pas 3 muajsh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Final”.

Goditen disa grupe që shitnin lëndë narkotike.

Identifikohen 36 shtetas, pjesëtarë të grupeve, të cilët, të veçuar ose në grupe, shitnin lëndë narkotike, të llojeve të ndryshme.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 15 pjesëtarë të grupit. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 16 të tjerëve.
5 shtetas janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 60 kg e 300 gramë Cannabis Sativa, 2 kg e 50 gramë Kokainë, 4 armë (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Si rezultat i punës hetimore intensive të kryer gjatë 3 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është finalizuar operacioni i koduar “Final”, për goditjen e disa grupeve që shitnin lëndë narkotike.
Gjatë operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 15 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, konkretisht:
-A. Sh., 31 vjeç; I. B., 66 vjeç; V. A., 29 vjeç; Xh. Gj(B)., 26 vjeç; J. I., 28 vjeç; E. O., 47 vjeç; A. Ç., 42 vjeç; A. G., 41 vjeç; K. N., 26 vjeç; A. C., 21 vjeç; S. D., 32 vjeç; E. M., 29 vjeç; E. H., 25 vjeç; E. I., 30 vjeç; G. H., 37 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, gjatë periudhës hetimoe dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë, janë gjetur dhe sekuestruar: 60 kg e 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 4 armë (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, 14 celularë, peshore elektronike dhe 3 automjete.

Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar dhe arrestuar shtetasit: A. M., E. K., A. K., E. M. dhe I. C..

16 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtyre grupeve, janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.