E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit, policia zbarkon te ‘Equos Resort’
Lajme

Sekuestrimi i pasurive të Ergys Agasit, policia zbarkon te ‘Equos Resort’

Policia e Shtetit ka ndërmarrë këtë të mërkurë një aksion në ambientet e një resorti luksoz, “Equos Resort”, ku po zbatohet vendimi për sekuestrimin e një sërë pasurish të lidhura me biznesmenin Ergys Agasi.

Sipas të dhënave paraprake, në fokus të veprimit janë disa vila të ndërtuara brenda kompleksit, për të cilat dyshohet se janë ngritur fillimisht pa leje dhe më pas janë legalizuar në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë publike detaje mbi hetimin që përfshin edhe emra të tjerë, mes tyre Ermal Beqiraj dhe ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e një portofoli të gjerë pasurish, me një vlerë që përllogaritet të kalojë 40 milionë euro. Lista përfshin prona të paluajtshme dhe asete të shumta, të dyshuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Në vendim përfshihen apartamente dhe ndërtesa në disa qytete kryesore të vendit, sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe pyjesh, si dhe një flotë mjetesh luksoze. Po ashtu janë bllokuar llogari bankare në institucione të ndryshme financiare dhe aksione në kompani tregtare.

Mes pasurive të sekuestruara përmenden edhe mjete lundruese, përfshirë një jaht, si dhe shuma të konsiderueshme parash të evidentuara në llogari të lidhura me subjektet nën hetim.

Ndaj Agasit, i cili rezulton në arrati, është lëshuar urdhër arresti, në kuadër të hetimeve që lidhen me ndërhyrje të dyshuara në procedurat e tenderave publikë, veçanërisht në çështje që përfshijnë sistemet shtetërore të teknologjisë së informacionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.