Forcat Operacionale aksion ‘blic’ në paraburgimin e Vlorës
Forcat operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, kanë ndërmarrë një aksion të befasishëm kontrolli në ambientet e paraburgimit në Vlorë.
Efektivët kanë mbërritur në institucion dhe kanë nisur menjëherë verifikime të detajuara, duke ushtruar kontrolle të imtësishme në të gjitha hapësirat, përfshirë çdo qeli. Qëllimi i këtij operacioni është evidentimi dhe sekuestrimi i sendeve të ndaluara, si dhe rritja e nivelit të sigurisë brenda institucionit.
Ky aksion vjen në kuadër të një serie kontrollesh të shtrira në të gjithë vendin, që synojnë parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe forcimin e disiplinës së brendshme.
Në operacion kanë marrë pjesë edhe forca mbështetëse nga institucionet penitenciare në Fier dhe Peqin, duke rritur kapacitetin e ndërhyrjes dhe kontrollit në terren.
Kontrollet vijojnë ende, ndërsa në orët në vijim pritet një njoftim zyrtar mbi rezultatet dhe gjetjet e këtij aksioni.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



