Tragjedi në Lezhë! Makina përmbyset në kanal, humbin jetën babë e bijë
Një aksident i rëndë me pasoja fatale është regjistruar në aksin dytësor Lezhë-Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal anësor.
Si pasojë e këtij aksidenti tragjik kanë humbur jetën Anton Keçi, 54 vjeç, dhe vajza e tij Bora Keçi, vetëm 20 vjeçe.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, por është zbuluar vetëm në mbrëmje vonë. Alarm për situatën kanë dhënë familjarët, të cilët, të shqetësuar për mungesën e kontakteve, kanë nisur kërkimet për të afërmit e tyre.

Gjatë një patrullimi në zonë, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin e përmbysur në kanal, ku më pas janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave. Sipas burimeve, vështirësia për lokalizimin e mjetit ka qenë e madhe, pasi kanali ishte pothuajse i padukshëm dhe i fshehur nga terreni përreth.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit, ndërsa dyshohet se faktorë si shpejtësia apo humbja e kontrollit mund të kenë ndikuar në këtë ngjarje të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



