E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksion kundër lojërave të fatit në Kavajë, 2 persona në kërkim
Lajme

Aksion kundër lojërave të fatit në Kavajë, 2 persona në kërkim

Sekuestrohen 16 makineta

Goditjet ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit vijojnë në të gjithë vendin. Së fundmi, një tjetër operacion është zhvilluar në Kavajë, ku janë zbuluar dy ambiente të përshtatura për lojëra fati me makineta.

Sipas burimeve zyrtare, gjatë kontrolleve janë sekuestruar gjithsej 16 makineta, të cilat përdoreshin për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në lidhje me këtë rast, policia ka shpallur në kërkim dy shtetas të rinj, konkretisht 26-vjeçarin Klejsi Cani dhe 20-vjeçarin Klajdi Çopa, të cilët dyshohet se kishin marrë me qira ambientet ku u zbuluan pajisjet.

Operacioni është pjesë e aksionit të koduar “Fati i Lojërave”, i cili po zhvillohet në disa qytete të vendit, me qëllim goditjen e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Autoritetet bëjnë me dije se po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërsa materialet i janë referuar organit të akuzës për vijimin e procedurave ligjore.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit / Vijon operacioni “Fati i Lojërave”.

Operacioni u zhvillua pas informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Zbulohen në Kavajë dy ambiente të përshtatura për lojëra fati me makineta.

Shpallen në kërkim dy shtetas, të cilët kishin marrë me qira dy ambientet ku u gjetën dhe u sekuestruan pajisjet e lojërave të fatit.

Sekuestrohen 16 makineta që shërbenin për zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Pas informacioneve të mbërritura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe finalizimit të operacioneve në Kurbin, Milot e Tiranë për përshtatje të ambienteve për zhvillimin e lojërave të fatit me makineta, një tjetër informacion ka ardhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për dy ambiente në dy lagje të qytetit të Kavajës, që ishin përshtatur për lojëra fati.

Bazuar në këtë informacion, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fati i Lojërave”.

Gjatë operacionit u zbuluan 2 ambiente në lagjen nr. 6 dhe lagjen nr. 1, në Kavajë, të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve procedurale u shpallën në kërkim shtetasit:

K. C., 26 vjeç, pasi në lagjen nr. 6, Kavajë, në një ambient të marrë me qira prej tij, u gjetën dhe u sekuestruan 5 makina për lojëra fati;

K. Ç., 20 vjeç, pasi në lagjen nr. 1, Kavajë, në një ambient të marrë me qira prej tij, u gjetën dhe u sekuestruan 11 makina për lojëra fati.

Po punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe profesional.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.