E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident në aksin Fushë Krujë–Durrës, dy makina përfundojnë në kanal
Lajme

Aksident në aksin Fushë Krujë–Durrës, dy makina përfundojnë në kanal

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në aksin nacional Fushë Krujë–Durrës, në kilometrin e dytë nga Fushë Kruja, pranë zonës së njohur si “Nord Parku”.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat pas përplasjes kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak i mundshëm i aksidentit dyshohet të ketë qenë një tentativë parakalimi nga ana e drejtueses së njërit prej mjeteve.

Gjatë manovrës, ajo nuk ka arritur të përfundojë parakalimin, duke u përplasur me automjetin tjetër. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që të dy mjetet të humbasin kontrollin dhe të dalin jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesja e njërit automjet dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.